Përfundon takimi krerëve të shtetit, flet vetëm Kadri Veseli

Pas takimit me presidentin, kryeministrin dhe ekipin për dialog, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Samiti i Berlinit është konsideruar nga të gjithë si i dobishëm.

“Kemi një mandat për shtet sovran. Ky është qëndrim i ynë. Inkurajojmë domosdoshmërinë e vazhdueshëm edhe SHBA, që të kenë një involvim edhe më të madh. Për ne është me rëndësi ky proces, do të marrim pjesë kudo që na ftojnë.

Kosova do të shkoj edhe në Paris. falënderojmë Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për Kosovën”, theksoi Veseli.

Ndërsa, për taksën, Veseli tha se është bërë bajat. “Kurrë nuk do të nënshtrohemi ndaj Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo puna e taksës është bërë e madhe”, tha Veseli. “Mos me më ardh keq kisha nga sikur kryeministri nganjëherë”, tha Veseli, duke aluduar ikjen nga pyetjet.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi nuk janë deklaruar për media pas takimit. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Shpend Ahmeti me arsye nuk ka qenë në takim.