Në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, Përfaqësuesi Special i Presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka filluar edhe takimet me krerët e partive politike në Kosovë.
I pari që ka takuar Grenell ka qenë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka fituar edhe zgjedhjet e 6 tetorit.
Pas këtij takimi Kurti është parë teksa është larguar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë me makinën e tij.
Më herët Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi në zyrën Presidencë.