Përfundon takimi, Haradinaj e Limaj dalin nga Presidenca (Video)

Ka përfunduar para pak minutave takimi i krerëve të koalicionit qeverisës të mbajtur në zyrën e presidentit Thaçi.
I pari që ka dalë nga takimi ishte ambasadori i  i Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Pak minuta pas tij, nga Presidenca kanë dalë edhe shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, shkruan GazetaBlic.
Asnjëri prej tyre nuk ka folur para mediave.