Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u diskutua për Ligjin e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në mungesë kuorumi, nuk u arrit të votohet ky projektligj i cili ngjalli shumë kundërshti në mesin e deputetëve e të cilët e quajtën me probleme përmbajtësore dhe i referohet pasaktë historisë, transmeton IndeksOnline.
Deputetët do të mblidhen sërish të enjten për të dhënë votën e tyre pro ose kundër këtij projektligji.