Përfundon seanca e Kuvendit, të mërkurën dy interpelanca

Ka përfunduar punimet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku në mungesë të deputetëve, nuk është arritur që të votohen disa projektligje.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti, në mbyllje të punimeve të seancës, njoftoi se të mërkurën do të mbahen dy interpelanca.

Në seancën që do të fillojë në ora 10:00, do të mbahet interpelanca me kryeministrin Ramush Haradinaj, me kërkesë të Grupit Parlamentar PSD.

Po ashtu me kërkesë të këtij grupi, po këtë ditë do të mbahet interpelanca e dytë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.