Kuvendi i Kosovës sot zhvilloi debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, “si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta”.
Megjithatë, lidhur me këtë debat nuk u votua ndonjë rezolutë dhe në mungesë të kuorumit seanca u shtye për nesër.
Iniciuesi i kësaj seance, deputeti i LDK-së Fidan Rekaliu, kishte kërkuar nga të gjitha partitë që të zgjedhin nga një përfaqësues për ta bërë një rezolutë unifikuese për këtë çështje, por në fund nuk kishtë kuorum për ta bërë një gjë të tillë.
Seanca e rradhës e Kuvendit do të mbahet nesër në orën 10:00.