Ka përfunduar protesta e studentëve në Beograd.
Studentët përmes një njoftimi thanë se “protesta po përfundon, rojet tonat i kanë hequr jelekët”.
“Protesta e studentëve po përfundon. Rojet tona i kanë hequr jelekët. U bëjmë thirrje qytetarëve që të tërhiqen”, shkruan organizatorët në rrjetet sociale.
Grupi i quajtur “Studentët 2.0”, që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre.
Mijwra protestues kanw bllokuar kryeqytetin serb. Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.
Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd. /RadioEvropaeLirë