Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mbajt në selinë rozë.
Nga të dhënat e para mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar takim me ambasadoret e Bashkimit Evropian sot në orën 11:00.
Kjo lëvizje e shefit të qeverisë vjen menjëherë pas vendimit të presidenti të Republikës, i cili firmos “live” para kamerave shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale në vend./TCH/