Kryeprokurori i Prokuroris Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se aksioni i nisur mëngjesin e sotëm lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, ka përfunduar tashmë.
Kryeziu tha se target kanë qenë 46 persona dhe se 39 janë arrestuar, shkruan Reporteri.net.
“Në aksionin e sotëm i kemi pas target 46 persona fizik. Aksioni ka përfunduar me 39 persona të arrestuar, për të cilat Prokuroria ka lëshuar vendim për ndalim”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai tha se aksioni është shtrirë në gjithë Kosovënd he se janë sekuestruar para të gatshme, ari, orë të ndryshme, armë.
“Aksioni i sotëm ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës, nga Prishtina në Prizren…nuk ka pasur regjion që s’ka pasur bastisje, kontroll dhe arrestime lidhur me këto keqpërdorime”, deklaroi Kryeziu./Reporteri.net










