Përfundimisht merret vendimi se a do të dalin pagat e dhjetorit me rritje

Ministria e Financave ka konfirmuar se pagat e muajit dhjetor për zyrtarët publikë do të jepen sipas Ligjit të vjetër për paga.

Kjo ministri ka bërë të ditur se për shkak të vendimit të Kushtetueses për pezullimin e përkohshëm të ligjit, pagat ekzekutohen sipas ligjeve të vjetra.

“Duke pasur parasysh që Ligji i pagave është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pagat e muajit dhjetor do të ekzekutohen duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe në Ligjin e buxhetit për vitin fiskal 2019”, ka thënë Muharrem Shahini, zyra për Komunikim me Publikun – MF, për KTV.

Ndërkohë, vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e pagave, Kushtetuesja e publikoi javën e kaluar, megjithatë të plotë vendimin nuk e ka publikuar ende.

Vendimin nuk e ka pranuar ende as Avokati i Popullit, por gjatë prezantimit të rezultateve të këtij institucioni për vitin 2019, ka thënë se presin që kjo të ndodhë në ditët në vazhdim.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se ndër problemet kryesore në vend edhe gjatë këtij viti, ka qenë moszbatimi i ligjeve.

Tutje, Jashari ka theksuar se nuk ka përmirësim të llogaridhënies nga institucionet publike.

Derisa sfidë, sipas tij, mbetet situata e fëmijëve në rrugë, ndërsa vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë, Jashari e quajti dështim të institucioneve.

Ndërkohë, vetëm gjatë këtij viti Avokati i Popullit ka pranuar më shumë se 1.800 ankesa, derisa ka hapur 51 raste ex-officio.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.