Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” po zhvillohet pa probleme.
Pas vizitës në qendër, ai tha se “të gjitha përgatitjet janë bërë” dhe se numërimi mund të përfundojë deri në fund të javës ose në mesin e javës së ardhshme.
Radoniqi bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur ankesa apo parregullsi.
“Në Vushtrri vetëm një problem me lidhjen e internetit dhe është sanuar”, tha ai.
Sa i përket rezultateve përfundimtare, Radoniqi theksoi se nuk mund të japë një datë të saktë.
“Sipas planit operacional është data 6 korrik, por unë besoj se kah fundi i qershorit do të jemi gati me gjithë rezultatin”, u shpreh ai.








