Përfundimi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Moment i gabuar për humbjen e udhëheqëses të kalibrit të saj

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se presidentja e deritanishme, Vjosa Osmani i ka dhënë një zë të  të respektuar Kosovës.

Me rastin e përfundimit të mandatit pesëvjeçar të Osmanit, ligjvënësja britanike në një postim në rrjetet sociale, theksoi se ky është momenti i gabuar për humbjen e një udhëheqëseje të kalibrit të saj.

“Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe ngriti pozicionin e saj ndërkombëtar. Mbi të gjitha, ajo e mbështeti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe dashuri të madhe për njerëzit të cilëve u shërbeu. Zemra e saj shkëlqeu në gjithçka që bëri”.

“Në një moment paqëndrueshmërie akute në Ballkanin Perëndimor, ky është pikërisht momenti i gabuar për të humbur një udhëheqëse të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe ndërtimin e urave që ajo demonstroi.I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen e saj”, tha Kearns