Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri ditën e sotme. Si pasojë tymi i zi, është përhapur në të gjithë qytetin.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve. Nuk raportohen për persona të lënduar nga zjarri. Kjo është hera e disatë që kjo fushë mbetjesh përfshihet nga zjarri.

The post Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë appeared first on Lapsi.al.