Depoja qendrore e një rrjeti të supermarketeve në Kosovë është përfshirë nga zjarri në hyrje të Lipjanit.
Komandanti i zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, tha se njësitë e zjarrfikësve nga pesë komuna janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.
Shamolli bëri të ditur se zjarri është shumë i madh dhe se ekipet janë duke u përpjekur të mbrojnë objektet e tjera përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as shkalla e dëmeve të shkaktuara, ndërkohë që nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
The post Përfshihet nga zj*arri një depo në Lipjan/Video appeared first on Kosovapost.net.