Përfaqësuesi amerikan në OKB: Kosova dhe Serbia të punojnë për paqe që çon në njohje përfundimtare

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB ka thënë se ka ardhur koha që të mbyllet UNMIK-u në Kosovë. Jeff Bartos ka thënë se takimet e UNMIK-ut janë të padobishme dhe se SHBA s’dëshiron që të ketë shpenzime për diçka të tillë.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”, ka thënë ai.

“SHBA u bën thirrje shteteve anëtare të mbyllin operacionin e saj”, ka thënë Bartos tutje.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i shmangin veprimet esklauese dhe të punojnë për njohjen përfundimtare.

“SHBA nixisin Kosovën dhe Serbinë të shmangin eskalimin dhe të ndërtojne paqe me qëllim final njohjen përfundimtare. Këto janë qëllimet e admirueshme që SHBA i mbështet”, ka deklaruar ai.

Përfaqësuesi amerikan përsëriti kërkesën që misioni i OKB-së në Kosovë të përfundojë pasi, sipas tij, “UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës”, teksa shtoi se mbi 80% e buxhetit të misionit shkon për pagat e stafit, për funksione që mund të kryhen nga organizata tjera.

Bartos tha se takimet e këtilla në OKB për UNMIK-un “janë të padobishme” të cilat, siç u shpreh ai, “i dëmtojnë punët e rëndësishme që ky këshill duhet t’i bëjë”.

“Këto takime dëmtojnë institucionet”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, përfaqësuesi amerikan në KS të OKB-së i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin me njohjen si qëllim përfundimtar”.

“ShBA nxit Kosovën dhe Serbinë të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masat përshkallëzuese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin mes tyre me qëllimin përfundimtar të njohjes së ndërsjellë. Këto janë qëllimet e admirueshme që i mbështet ShBA-ja”, potencoi Bartos.