Perez nuk duron dot më, merr vendimin drastik për yllin e Realit: Do shitet në verë

Florentino Perez duket se është lodhur me tekat e vazhdueshme të Vinicius Junior, ndaj ka vendosur shitjen e brazilianit gjatë verës së ardhshme, sipas asaj që raporton “Bild”.

Prej kohësh, drejtuesit e “Los Blancos” po negociojnë me përfaqësuesit e Vinicius Junior, për rinovimin e kontratës së brazilianit, e cila skadon në vitin 2027, por ende nuk gjendur gjuha e përbashkët.

Arsyeja kryesore e mosrinovimit deri tani janë tekat e vazhdueshme të Vinicius Junior, i cili kërkon të jetë lojtari më i paguar te madrilenët, plus dhe bonuse të tjera të shumta.

Në këtë situatë, Florentino Perez ka vendosur të nxjerrë në shitje Vinicius Junior. Real Madrid pret të përfitojë rreth 150 milionë euro nga shitja e brazilianit. Për të ka interes të madh nga klubet arabe, por edhe gjigantët e Europës si Chelsea, PSG apo dhe Man. United.

The post Perez nuk duron dot më, merr vendimin drastik për yllin e Realit: Do shitet në verë appeared first on Telesport.