Perez: Kemi bërë blerje të mëdha, do të jetë një nga sezonet më të suksesshme në historinë tonë

Florentino Pérez, president i Real Madrid, prezantoi lojtarin më të fundit të blerë nga “los blancos”, Álvaro Carreras. “Sot është edhe një herë një ditë e rëndësishme për të gjithë madrilenët, sepse mirëpritja e një lojtari të ri është gjithmonë një moment i veçantë”, tha Perez.

Kjo na motivon të vazhdojmë të punojmë për t’i bërë të lumtur të gjithë tifozët e Real Madrid. Po përjetojmë një nga sezonet më të suksesshme në historinë tonë dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë në mënyrë që tifozët tanë të vazhdojnë të ëndërrojnë për gjëra të mëdha”, tha presidenti i klubit madrilen.

Më tej, Perez shtoi: “Për këtë sezon të ri, ne kemi nënshkruar tashmë lojtarë si Alexander-Arnold, Huijsen dhe Mastantuono, si dhe kemi afruar një trajner si Xabi Alonso, një nga më të mirët në botë. Sot, prezantojmë edhe një tjetër lojtar të shkëlqyer: mirëpresim Álvaro Carreras”.

Të dashur tifozë të Real Madrid. Sot një nga lojtarët tanë të rinj kthehet, sot një lojtar vendas mbërrin te Real Madrid, i cili është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin evropian. Bernabeu ju pret: sot fillon një kapitull i ri plot emocione për ju. Mirë se vini në shtëpi, mirë se vini në Real Madrid”, tha Perez.

The post Perez: Kemi bërë blerje të mëdha, do të jetë një nga sezonet më të suksesshme në historinë tonë appeared first on Telesport.