Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur me trajnerin Carlo Ancelotti dhe ka një kërkesë për të, shkruan Defensa Central, një portal i specializuar për lajme afër klubit madrilen.
Sipas gazetarëve spanjollë, temë e bisedës ishte mesfushori Eduardo Camavinga (22).
Reprezentuesi francez ka bërë 25 paraqitje (1367 minuta) këtë sezon, me një gol dhe dy asistime, megjithëse ka humbur rreth 15 ndeshje për shkak të problemeve me gjurin dhe muskujt.
Perez po i lutet Ancelottit që të kthejë Camavinga në formë pasi klubi ngriti “shqetësime për gjendjen e tij”.
Ancelotti ka për detyrë ta kthejë francezin në top formë. Ai është një lojtar që konsiderohet vendimtar për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Pavarësisht informacioneve që kanë dalë në media që mund të largohet, Real Madridi është ende duke llogaritur te Camaviga sepse shohin potencial të madh tek ai.
Ata besojnë se ai mund të kthehet në një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në botë nëse përmirëson aspektet e tij taktike. Ai ka kontratë deri në vitin 2029 dhe presin që ai të jetë në klub edhe për shumë vite të tjera, shkruan Defensa Central.
Camavinga filloi karrierën e tij profesionale në Rennes, para se të kalonte në vitin 2021 për 31 milionë euro dhe që atëherë ai ka grumbulluar 171 paraqitje, tre gola, nëntë asistime dhe 11 trofe. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 80 milionë euro.