Perez i plotëson dëshirën e madhe Xabi Alonso-s, ky do të jetë përforcimi i radhës te Real Madrid

Xabi Alonso është i bindur për skemën që do të përdorë te Real Madrid për sezonin e ri. Trajneri bask do të luajë me 3 qendërmbrojtës, njësoj siç ka vepruar te Bayer Leverkusen.

Për ta bërë të mundur këtë, Alonso ka nevojë për një tjetër përforcim në qendër të mbrojtjes pas Dean Hujisen dhe profili më i pëlqyer prej tij është Piero Hincapie, të cilin e ka trajnuar edhe te Leverkusen, ku ekuadoriani ishte një titullar i padsikutueshëm.

22-vjeçari mund të konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në rolin e tij. Ai ka treguar pjekuri në fushë në sezonin e fundit me Leverkusen si dhe aftësi taktike, ndaj Alonso është i bindur se është profili ideal për Real Madridin.

Tani është radha e Florentino Perez për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me klubin gjerman, drejtuesit e Leverkusen e vlerësojnë Hincapie jo më pak se 40 milionë euro. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për pak më pak se 40 milionë euro, rreth 35 milionë euro.

The post Perez i plotëson dëshirën e madhe Xabi Alonso-s, ky do të jetë përforcimi i radhës te Real Madrid appeared first on Telesport.