Perez i fiksuar pas 15-vjeçarit të Arsenal, Real Madrid po bën ç’të jetë e mundur për transferimin e tij

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia e tij e zakonshme për transferimin e talenteve të reja.

Këtë herë, emri që ka zgjuar interesin e drejtuesve të Real Madridit është Max Dowman, një nga lojtarët më premtues nga sistemi i të rinjve të Arsenalit. Vetëm 15 vjeç, ky mesfushor i ri po lë gjurmë në radhët e të rinjve të klubit londinez, ku teknika, vizioni dhe pjekuria e tij në fushë, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Edhe pse ai është ende i mitur, rregullat e tregut të transferimeve lejojnë marrëveshje ndërkombëtare në kushte të caktuara, diçka që është parë tashmë me nënshkrimet e tjera të hershme. Vetë Florentino Perez e pëlqen shumë djaloshin anglez dhe ka dhënë “urdhër” për të mbyllur sa më shpejt transferimin e tij, duke qenë i sigurt për cilësinë dhe talentin e tij si dhe t’i paraprijë klubeve të tjera të mëdha që e kanë në fokus 15-vjeçarin.

Arsenal ka një brez të ri fantastik dhe një nga emrat që ka rënë më shumë në sy është pikërisht Max Dowman.

The post Perez i fiksuar pas 15-vjeçarit të Arsenal, Real Madrid po bën ç’të jetë e mundur për transferimin e tij appeared first on Telesport.