Perez është i vendosur: Ky do të jetë transferimi i parë që do të bëjë Real Madrid për sezonin e ri

Pavarësisht se është në kulmin e sezonit aktual dhe në garë të fortë për titullin në La Liga dhe Champions League, Real Madrid është edhe me mendjen te merkato dhe lëvizjet që do të bëjë gjatë verës.

“OK Diario” zbulon se transferimi i parë që do të bëjë Real Madrid është ai i Nico Paz nga Como, tashmë i vendosur nga vetë presidenti Florentino Perez. Klubi madrilen do të paguajë një shifër qesharake në këtë rast, vetëm për 9 milionë euro për të rikthyer argjentinasin në ekip, ndërkohë që vlera e tij në treg është mbi 65 milionë euro.

Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në këto dy sezone në Serie A me fanellën e Como, Nico Paz ka bindur drejtuesit e Real Madridit dhe sidomos vetë presidentin Perez, për ta rikthyer dhe për t’i dhënë shansin e madh të tregojë aftësitë dhe cilësitë e tij në ekipin e parë. Por, përveç rikthimit përfundimtar të Nico Paz, Real Madrid do të bëjë edhe një përforcim tjetër në mesfushë, ku deri më sot janë përmendur shumë emra “big” si Tonali, Vitinha, Enzo Fernandez, Mac Allister etj.

The post Perez është i vendosur: Ky do të jetë transferimi i parë që do të bëjë Real Madrid për sezonin e ri appeared first on Telesport.