Pas transferimit të Alexander-Arnold si lojtar i lirë nga Liverpool, Real Madrid po përgatit një tjetër transferim falas po nga kampioni në fuqi i Premier League. Sipas gazetarit të Santi Aouna të “Foot Mercato”, Florentino Perez ka bindur Ibrahima Konate të transferohet si lojtar i lirë verën e ardhshme te Real Madrid.
Sipas raportimit në fjalë, mbrojtësi francez ka refuzuar sërish propozimin e Liverpool për rinovim kontrate, pasi i ka dhënë fjalën drejtuesve të Realit, që sezonin tjetër do transferohet në Madrid.
Tashmë dihet që kjo është një strategji e Real Madrid për të bindur super lojtarë për t’u transferuar falas tek ata. 26-vjeçari francez konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit dhe sigurisht që transferimi i tij te Real Madrid do të ishte një super përforcim për madrilenët, por duhet pritur edhe një vit…
The post Perez e bën sërish, bind yllin e madh të transferohet falas te Real Madrid appeared first on Telesport.