Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka nisur, prej 21 janarit ka filluar zbatimin e planit operativ të koduar “Përdorimi i telefonit & rripi i sigurisë”.
Në njoftim bëhet e ditur se ky plan ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor.
“Fokusi kryesor i këtij plani është: Parandalimi dhe ndëshkimi i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si një ndër shkaqet e aksidenteve.
Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, për të garantuar sigurinë personale në rast aksidenti”.
Tutje sipas njoftimi, nga data 21-26 janar 2025 janë shqiptuar 89 gjoba për ata që kanë përdorur telefonin celular, 37 gjoba për ata që nuk kanë vendosur rripin e sigurisë.
Tutje në njoftim thuhet se policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor do të jenë të pranishëm në pika të ndryshme në rrugët magjistrale, por edhe në rrugët e qyteteve të rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, duke përdorur teknologji moderne për monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve.