Përditësohen të dhënat, sa po presin mërgimtarët në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë?

Janë përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, ku aktualisht pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare, shkruan Reporteri.net.

Mërgimtarët këtu vazhdojnë të presin mbi 3 orë, pasi kolona në dalje të kësaj pike është deri në dy kilometra.

Te Dheu i Bardhë kolona në dalje është 450 metra, dhe pritjet janë deri në një orë e gjysmë.


Deri në 20 minuta pritjet janë në Jarinje.

Pikat tjera raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

/Reporteri.net/