Mantelbardhët e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë një ndërhyrje jo shumë të zakonshme.
Një person duket se përbiu aksidentalisht prerësen e thonjëve, dhe për këtë është dashur një intervenim i mjekëve të QKUK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, gastroenterologu Skender Talaku.
“Largimi i trupit te huaj (brisk i thonjeve) ne Kliniken e Gastroenterologjise nga ekipi kujdestar i Klinikes se Gastroenterologjise i perbere nga Dr. Sci. Skender Telaku, dr. Hekuran Dibrani dhe nga jnf. Nalan Burniku Aliu”, ka shkruar ai krahas disa fotografive në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/
https://www.facebook.com/skendert/posts/10157772673223756