Një krijesë e madhe që i përngjan “Përbindëshit të Liqenit Loch Ness”, është parë në Kanalin Bristol.
Bisha me bazë në ujë, e cila thuhet se zakonisht jeton në Loch Ness afër maleve skoceze, supozohet të jetë parë në grykëderdhjen e këtij vendi.
Tani ka spekulime se kafsha në fjalë ka bërë një udhëtim për në jug.
Jacky Shepard ishte duke e shijuar vaktin e ushqimit të saj së bashku me bashkëshortin në lokalin e quajtur The Little Harp në Clevedon, kur e ka parë formën e “gjarprit” në ujë.
Përbindëshi, i njohur gjithashtu edhe me emrin “Nessie”, njihet tradicionalisht si shumë i madh dhe që posedon qafë të gjatë, së bashku me disa gunga në shpinë, i cili del ngadalë nga uji.
Jacky tha se bisha ishte duke “monitoruar përgjatë detit nga drejtimi i Pier, drejt Liqenit Detar”.
Dëshmitarja sqaroi se edhe personat që ishin ulur në tavolinën afër saj e panë atë që mendojnë se ishte Nessie.