Cristiano Ronaldo, përveç karrierës legjendare në fushën e blertë, ka ndërtuar një perandori luksi dhe investimesh. Së fundi ai bleu dy vila në ishullin “Nujuma”, në Arabinë Saudite, për rreth 8 milionë euro, një vend ekskluziv vetëm për milionerë.
Në Madeira ka një vilë mbi 7 milionë euro me fushë futbolli private, pishina dhe ‘jacuzzi’. Në Spanjë mban rezidencën në Marbella, brenda kompleksit ‘La Resina Golf’, ndërsa në Portugali bleu një vilë trekatëshe mbi 2.700 m² në ‘Quinta da Marinha’, me pamje nga Atlantiku dhe garazh për 20 makina, për të cilën shpenzoi mbi 11 milionë euro, plus rinovime sipas shijes së Georgina Rodríguez.
Garazhi i tij është i jashtëzakonshëm: Bugatti Centodieci, Veyron, Chiron; Rolls-Royce Cullinan; Bentley Flying Spur; Ferrari F12 Tdf, LaFerrari, Monza SP2 dhe Lamborghini. Shto këtu koleksionin e orëve të shtrenjta (Franck Muller, Rolex Daytona, GMT Master “Ice”) dhe investimet në restorante si ‘Tatel’ dhe ‘Zela’, duke e bërë suksesin sportiv stil jetese pa kompromis.
The post Perandoria luksoze e CR7; nga vilat në Detin e Kuq te supermakinat e ëndrrave appeared first on Telesport.










