Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid

Thibaut Courtois dhe Real Madrid po zgjasin kontratën e tyre. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” raporton se portieri belg, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me “los blancos” edhe për një sezon tjetër.

Marrëveshja me lojtarin 33-vjeçar është finalizuar dhe më 4 gusht ai do të fillojë sezonin me një kontratë të re me Real Madrid. Nuk ka klauzola për një vit plus të dytë të mundshëm, duke pasur parasysh politikën e klubit për zgjatjen e kontratave çdo vit për lojtarët e moshës 32 vjeç e lart.

Prandaj, Courtois do të mbetet lojtar i “merengues” edhe për një total prej dy vitesh, deri në vitin 2027, një pasqyrim i besimit të treguar nga drejtuesit e klubit spanjoll. Ky rinovim do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës.

Po Lunin? Interesi i Villarreal është përfolur ditët e fundit, por portieri ukrainas duket i vendosur të qëndrojë te Real Madrid. Ai ka një marrëveshje deri në vitin 2030. Trajneri Xabi Alonso tregoi gjatë Kupës së Botës për klube se Courtois është ende portieri i parë.

The post Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid appeared first on Telesport.