Për vetëm 40 minuta 7 shoferë hynë në të kuqen në semafor në një rrugë në Prizren

Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se të mërkurën ka konfiskuar 11 patentë shoferë.
Sipas njoftimit 7 patentë shoferë janë konfiskuar brenda një periudhe kohore prej 40 minutash në rrugën “Wesli Klark”, ku thuhet se 7 persona nuk janë ndalur në semafor në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.

“Shtatë patentë shoferë janë konfiskuar për mosrespektim të dritës së kuqe në semafor, gjatë një aktiviteti operativ të realizuar nga ora 08:20 deri në 09:00, në rrugën “Wesli Klark” në Prizren”, thuhet në njoftim.

Tre patentë shoferë thuhet se janë konfiskuar për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë.

Shkeljet thuhet se janë dokumentuar përmes video-incizimit nga kamera e veturës me radar mobil.

Ndërkohë një patentë shoferi është konfiskuar për shkak se një fëmijë ishte i ulur në ulësen e përparme, gjë që thuhet se përbën rrezik serioz për sigurinë e fëmijës dhe shkelje të dispozitave ligjore për transportin e fëmijëve në automjete.