Për tentim sulmin ndaj Berat Buzhalës, reagon presidenti Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me tentim sulmin ndaj drejtorit të “Gazetës Express”, Berat Buzhala.

“Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë”, ka shkruar Thaçi.

Statusi i plotë:

Tentim sulmi ndaj drejtorit të “Gazetës Express”, Berat Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë tonë. Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla. HTH