“Për të mirën e SHBA-së dhe amerikanëve”, Grenell në Shtëpi të Bardhë takon Trumpin

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka marrë një rol të madh në Administratë, duke u emëruar si Emisar Presidencial për Misione të Veçanta, shkruan Gazeta Express.

Pas një takimi të përbashkët në Californi ku Grenell është paraqitur bashkë me Donald Trump në një konferencë për media, emisari amerikan ka treguar se të enjten është takuar në Shtëpi të Bardhë me presidentin Trump.

“Sapo dola nga takimi në Zyrën Ovale me presidentin Donald Trump. Ai është i fokusuar për atë që është më e mira për Amerikën dhe popullin amerikan”, ka shkruar Grenell.

Që prej kur ka marrë detyrën e re, Grenell ka pasur dy reagime për Kosovën dhe raportet SHBA-Kosovë. Fillimisht kishte reaguar për deklaratën e kryekuvendarit Glauk Konjufca i cili kishte kritikuar adminsitratat Obama dhe Biden dhe kishte rikthyer një shkrim të Kurtit ku përkrahte presidentin Joe Biden, duke përmendur faktin se gjatë 4 viteve të fundit raportet Kosovë-SHBA janë çuar në një nivel shumë të ulët. /GazetaExpress/