Luftoi për pak kohë me gjarprin, përfundoi duke u kafshuar keq, por Kimmel i kapi kokën dhe e tërhoqi atë.
Mike Kimmel, pronar i Trapping&Wildlife Rescue me seli në Florida, kapi një moment të rrallë ku shihet një piton gjigant në zonën e Floridas javën e kaluar, transmeton lajmi.net.
Kimmel nuk kishte kapur një gjarpër kaq të gjatë, i cili peshonte diku rreth 60-70 kilogramë.
“Më rrahu zemra shpejt. Kam gjuajtur gjarpërinj të mëdhenj më parë, por ky dukej shumë i madh”, deklaroi pronari i firmës për rehabilitimin e kafshëve të egra për CNN.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni për Mbrojtjen e Peshkut dhe Kafshëve të egra, pitoni më i madh i kapur ndonjëherë në Florida ishte i gjatë rreth 5.60 metra.