Për pak nuk ndodhi “konfrontimi i rrezikshëm”: Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin rus që i afrohet atij amerikan, mbi Detin e Zi

Një aeroplan luftarak rus është filmuar duke iu afruar një aeroplani F-15 të SHBA-së, duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme afër aeroplanit amerikan.
Sipas mediave të huaja, aeroplani amerikan, në tentim për të shmangur ndonjë përplasje nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të largohej dhe të ndryshonte kursin.
Sipas DailyMail, Pentagoni, edhe pse nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për të njëjtin incident ka thënë se një aeroplan rus erdhi në mënyrë të rrezikshme pranë një prej luftarakëve amerikanë mbi Detin e Zi të hënën.

https://www.youtube.com/watch?v=9cdigAMarQ8

Zëdhënësja e Pentagonit, Pamela Kunze tha se aeroplani rus fluturoi afër atij amerikan për dy orë dhe 40 minuta përpara se të kalonte drejtpërdrejt në rrugën e tij të fluturimit.
Gjithsesi, ky medium shkruan se videoja 40 sekondëshe u ngarkua në Twitter të enjten, por nuk dihet se ku ndodhi ky incident.
Rreth kësaj ngjarje ka shkruar edhe mediumi BusinessInsider, si dhe ai britanik The Sun, sipas të cilit aeroplani rus detyron pilotin e aeroplanit amerikan F-15 për të ndërmarrë veprim të shmangur një konfrontim “të rrezikshëm” mbi Detin Baltik. /Telegrafi/