Për një parking vritet në Kavajën një 47-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë të Shqipërisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit, raporton TCh.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij. Ai rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal.