“Për një kafe”, cila ishte arsyeja e Glauk Konjufcës në Pejë? (VIDEO)

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, është parë sot në Pejë.

Shefi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmir Raci, ka sqaruar arsyen e vizitës së tij në Dukagjin.

Sipas tij, Konjufca ka zhvilluar një takim të shkurtër me kandidatin e VV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi dhe deputeten Fatmire Mulhaxhaj-Kollçaku.

“Vizita e Glauk Konjufcës, nënkryetarit të Lëvizjes, ishte vizitë për të pirë një kafe me kandidatin tonë, Taulant Kelmendi, dhe deputeten Fatmire Mulhaxhaj-Kollçaku, dhe më pas ai ka vazhduar agjendën e tij të planifikuar. Aspak nuk ka të bëjë me fushatë”, tha ai për Klan Kosova.

The post “Për një kafe”, cila ishte arsyeja e Glauk Konjufcës në Pejë? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.