“Për keqardhje që ndodhi”: Qeveria provon të arsyetohet në anglisht pasi Kurti ra pre e mashtrimit të dy rusëve

“Për keqardhje që ndodhi”, thanë nga Qeveria e Kosovës në një deklaratë në “X” në gjuhën angleze referuar mashtrimit të tij nga dy rusët e famshëm – të cilët për dhjetë minuta e mashtruan Albin Kruti se kinse po flet me Presidentin e Letonisë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë, publikoi një deklaratë në “X” në gjuhën angleze – s’dihet pse, do të duhej t’i drejtohej publikut të brendshëm – ku thanë se për shkak të thirrjeve të shumta uruese për zgjedhjet e 9 shkurtit, s’kanë mundur ta verifikojnë telefonatën.

“Ky incident ndodhi më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjatë kohës kur Kryeministri Kurti po merrte urime të shumta, thirrje dhe mesazhe, dhe nuk është gjithmonë e mundshme të kryhet verifikim i plotë i të gjitha thirrjeve”.

“Ky incident fatkeq përforcon atë që kishim ditur kaheër: Rusia është e obsesionuar me Kosovën dhe vazhdon të targetojë vendin tonë. Gjathë zgjedhjeve të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today kanë publikuar rreth 60 lajme të rreme duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç i ka dokumentuar misioni vëzhgues i BE-së”.

“Ndërsa është për keqardhje që Kryeministri u Kurti u targetua nga telefonata mashtruese, ky episod riafirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të Kryeministrit Kurti në çështje kyçe, qoftë publikisht ose në biseda private”, thuhet në komunikat, raporton Nacionale.