Zemra e secilës galaksi të madhe thuhet që përmban një vrimë të zezë masive. Një vend ku gjithçka, duke përfshirë dritën, mund të humbet në pikën ku nuk ka kthim.
Për vite me radhë, shkencëtarët nuk kanë arritur të kapin këto masa gjigande në kamerë, pasi që mungesa e riprodhimit të dritës e bën gati të pamundur që ato të shihen, shkruan Buissines Insider.
Tani për herë të parë, një grup shkencëtarësh nga Event Horizon Telescope pritet të shpalosin fotografinë e parë të një vrime të zezë në publik.
Projekti EHT, që bazohet në të dhëna nga një rrjet global i teleskopëve, filloi të merrte informacione për vrimat e zeza në 2006’tën. Imazhi që pritet të zbulohet të merkurën është rezultat i obzervimeve që filluan para dy viteve.
Sikur të gjitha vrimat e zeza, ato super masive formohen kur yjet vetëshkatërrohen me përfundimin e ciklit të tyre të jetës. Në mesatare, ato ajo miliona herë më të mëdha se dielli.
Deri tani, krejt çka dimë për këto vrima të zeza është se bazohet në rikrijme apo modele të prodhuara nga artistët dhe shkencëtarët. Edhe pse shkencëtarët nuk mund të shohin një vrimë të zezë, ata mund të detektojnë yjet dhe gazin që janë në orbiteën e saj, që japin valë të radiove dhe që mund të kapen vetëm nga teleskopët shumë të avancuar.
Andaj mendohet se vrimat janë vetëm një pamje e zezë e rrethuar nga dritat e shëndritshme.
Sipas teorisë së relativitetit të Einsteinit, një vrimë e zezë është aq masive dhe rrotullohet aq shpejt sa që humb dijen e kohës dhe hapësirës, duke bërë që asgjë të mos shpëtojë nga tërheqja e saj gravitacionale. Teoria gjithashtu thotë që këto forca krijojnë një hije unike në formë të një rrethi perfekt. Fotografia do konfirmojë apo mohojë këtë.
Edhe pse vrimat e zeza janë shumë larg Tokës dhe nuk përbëjnë rrezik, ato mbesin një nga misteret më të mëdha të shkencës. Përktheu Përparim Leka nga Gazeta Express.