Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se Aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Shoqata “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet me qëllim ngritjen e zërit të atyre që kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e luftës se fundit në Kosovë, duke ngritur kështu vetëdijen për shtet ligjor dhe demokratik.
Kryetari i shoqatës Jahir Bejta, tha se mosmarrja e gjykatave vendore me këto lëndë është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, Marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Gjykata Supreme ka dështuar në përfilljen e drejtësisë, sipas tij aktvendimet e gjykatës supreme të Kosovës ka akte juridikisht të gabuara të cilat bien ndesh me Ligjin e procedurës kontestimore, Kushtetutën, Konventat, marrëveshjet dhe principet ndërkombëtare si dhe me konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut”, tha ai.
“Gjyqësori në këtë rast ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave të cilat gjatë luftës kanë pësuar dëme materiale dhe tek njerëzit”.
“Gjykata Supreme ka dështuar në përfilljen e drejtësisë për arsyet në kushtetutën e Kosovës është e garantuar liria dhe të drejtat themelore të njeriut e dresi sa janë të garantuara atëherë shteti iu Kosovës përmes mekanizmave të vet ka obligim që të i mbrojtur kurdo herë që vjen në pyetje cenimi i të drejtave”, tha ai.
“Presim që kësaj radhe të aprovohet kërkesa për vlerësimin e lidhshmërisë së aktvendimeve të gjykatave supreme, të anulohen të gjitha aktvendimet e Gjykatave Themelore dhe aktvendimet Gjykatës së Apelit dhe Gjykata Kushtetuese të ua kthej mbrapsht të gjitha dosjet apo lëndët e Gjykatave Themelore që të i shqyrtojnë dhe të i gjykojnë në bazë të ligjeve në fuqi”.
“U themi se ne jemi këtu edhe prapë do të jemi në formë të dhunës juridike, deri sa gjykata të jetë e pavarur, deri sa politika të i largoj duart nga drejtësia dhe të i paraprij një vetting në drejtësi”.