Për ditën e 8 Marsit, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Prizren do të organizohet një marsh protestues.
Kjo protestë është organizuar nga Qendra për Barazi dhe Drejtësi, me moton “8 Marsi, ditë marshi për barazi, drejtësi e siguri”, transmeton Klankosova.tv.
Duke pasur parasysh pozitën jo të favorshme të grupeve të margjinalizuara në shoqëri, sidomos të vajzave dhe të grave, Qendra për Barazi dhe Drejtësi ndërmori këtë vendim që nesër të marshohet në Prizren.