Për çfarë hyri Egla Ceno në shtëpinë e “Big Brother VIP 4?”

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të bëjnë reagime ndaj gjërave që do të ndodhin sot në shtëpi.

Aktorja e njohur hyri nga dera e kuqe, e veshur shumë elegante. Ceno erdhi së bashku me një rrobdeshambër në dorë.

I pari që e pa ishte Gjesti, i cili fillimisht ngeli i habitur dhe më pas thotë:

“E Egla”.

Egla kalon te dhoma e gjumit ku kishte banorë të tjerë që po bisedonin, por ata nuk reaguan, vazhduan duke bërë muhabetin që kishin.

Më pas ish-banorja e BBV 3 bëri një xhiro nëpër shtëpi, kaloi në living dhe doli jashtë.

“Ciao, si jeni? Do na jepni ndonjë kafe?”, u thotë banorëve që ishin duke pirë kafe dhe askush nuk iu përgjigj.

Teksa u kthye në living aty ishin Valbona dhe Ola, Ceno iu flet dhe ata nuk iu përgjigjen.

“Ua si bëjnë sikur nuk më shohin”, thotë fituesja e BBV 3 duke qeshur.