Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pritet t’i blejë pesë vetura. Në mesin e tyre sigurohet që të blihet një xhip për rektorin Marijan Dema.
Tashmë UP ka hapur edhe tenderin për blerjen e këtyre veturave. Për blerjen e të cilave vetura ka planifikuar të shpenzoj hiç më pak se 82 mijë e 500 euro.
Madje tenderi është hapur me procedurë të shpejtë.
“Për shkak të nevojës urgjente, duke marr parasysh se Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, veturat që i kanë në shfrytëzim janë jashtë funksionit , jemi të obliguar që ne të iniciojmë procedurë me afat të shkurtër”, thuhet në njoftimin e tenderit.
Ofertat e operatorëve ekonomikë për këto kërkesa të UP-së kanë mundur të dërgohen deri më 8 korrik.