Në orët e hershme të mëngjesit, sipas kohës sonë në Orlando të Floridës u ndeshën gjigantët e kikboksit botëror, boksieri Elvis Gashi dhe Justin Houghton.
Ky meç i shumëpritur për fatin e “keq” përfundoi shumë shpejt, me boksierin shqiptar që e përfundoi luftën për 13-të sekonda të raundit të parë.
Super Elvisi në sekondën e 2-të të raundit të parë me një super goditje e la të shtrirë në tapet.
Ai pas duelit u shpreh ‘Ju ishit dëshmitarë të ngjarjes ma jepni mundësinë për titull’.