Trajneri Pep Guardiola nuk shqetësohet nga mungesa e golave nga goditjet e dënimit të Manchester City. Madje ai pretendon se është mirë që skuadra e tij është afër fundit të tabelës në atë statistikë.
Është folur shumë për numrin e golave që liderët aktualë të Premier League, Arsenal, kanë shënuar nga goditjet e këndit këtë sezon.
Statistikat tregojnë se Arsenal ka shënuar 22 herë nga goditjet standarte, duke qenë kryesues në Ligë, ndërsa City ka realizuar vetëm 9 gola. “Kjo është diçka e mirë”, tha trajneri i City.
Ai sugjeroi se mund t’i kushtonte më shumë kohë kësaj çështjeje, por nuk ka plane të menjëhershme për ta bërë këtë. “Nuk kam shumë kohë, kam nevojë të pushoj“, shtoi Guardiola, që këmbënguli se nuk shqetësohet se si mbërrijnë golat.
“Dua të shënoj gola, nuk përgatis kurrë një plan për të qenë i bukur. Ky është biznesi, duhet të shënosh gola dhe mënyra se si e bën këtë nuk ka rëndësi. Ndonjëherë ne përshtatemi me cilësinë e lojtarëve që kemi”, tha Pep Guardiola.
Më tej, trajneri i “qytetarëve” sqaroi: “Kur ke Erling Haaland, duhet të bësh më shumë krosime. Kur ke Nico O’Reilly që hyn në zonë, duhet të bësh më shumë krosime. Kur ke Lionel Messi, mos krosoni”.
“Varet nga ajo që kemi dhe ne përshtatemi. Kur shënojmë gola nga një goditje këndi, një goditje dënimi jam shumë i kënaqur, jam shumë i lumtur. Kjo është e vërteta”, tha Guardiola.
The post Pep: Nuk ka rëndësi se si vijnë golat por të shënojmë, përshtatemi me lojtarët që kemi appeared first on Telesport.










