Pep: Nuk ka asnjë konspiracionin të gjyqtarëve kundër Manchester City

Trajneri Pep Guardiola thotë se nuk mendon se ka një konspiracion kundër Manchester City, pasi kapiteni Rodri pretendoi se “njerëzit nuk duan që ne të fitojmë, por gjyqtari duhet të jetë neutral”. Deklaratë që erdhi pas barazimit 2-2 të “qytetarëve” me Tottenham.

“Jo, absolutisht jo. Nuk ka asnjë konspiracion kundër nesh. Nuk ka takime midis gjyqtarëve se si mund ta ndëshkojnë Manchester City. Unë kurrë nuk e kam thënë këtë”, u shpreh trajneri Pep Guardiola.

Ne bëjmë punën tonë, rivalët punën e tyre dhe gjyqtaren punën e tyre. Thjesht duhet kujdes dhe qetësi kur merret vendimi dhe jo të kthehen pas e të deklarojnë se u nxituam”, u shpreh Guardiola.

The post Pep: Nuk ka asnjë konspiracionin të gjyqtarëve kundër Manchester City appeared first on Telesport.