Pep i zhgënjyer: Nëse nuk shënojmë dhe nuk fitojmë, s’ka shanse të mendojmë për titullin

Tjetër rezultat zhgënjyes për Manchester City, që barazoi 1-1 në shtëpi me Brighton dhe tani e sheh veten 5 pikë pas Arsenal, që luan sot. “Nëse nuk fitojmë ndeshje, nuk mund të mendojmë për titullin”, ishte komenti i trajnerit Pep Guardiola.

Më pëlqeu shumë mënyra se si luajtëm. Shumë lojtarë të rinj dhe shumë gjëra të mira, por ne nuk shënojmë gola. Ka shumë raste të pastra, krijuam shumë me disa lojtarë, por nuk i finalizuam dhe ky është një zhgënjim”, shtoi spanjolli.

Më tej, Guardiola deklaroi: “Për fat të keq nuk mundëm të shënonim dhe shënimi i golave ​​është pjesë e punës. Bëmë gjëra shumë të mira, në mbrojtje, skuadra është jashtëzakonisht e përkushtuar, duke u mbrojtur vërtet mirë me të gjithë”.

“Nuk ka të bëjë me meritën e fitores së ndeshjes, rezultati është ky që është. Nuk jam një person që beson se ajo që kemi bërë është e padrejtë. Një pikë për ata dhe një pikë për ne. Kjo është ajo që është…”, deklaroi Guardiola.

The post Pep i zhgënjyer: Nëse nuk shënojmë dhe nuk fitojmë, s’ka shanse të mendojmë për titullin appeared first on Telesport.