Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është i kënaqur me fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj Gallatasaraj, sukses që i dha mundësi “citizens” të kualifikohen direkt në raundin tjetër të Champions League.
“Jam i kënaqur që nuk luajmë në fazën eliminatore dhe shpresojmë se mund të arrijmë në mars në formën tonë më të mirë. Sigurisht që është më mirë të pushojmë kur luhen ndeshjet play off”, tha Guardiola.
Më tej, ai shtoi: “Kishim shanse për të shënuar më shumë. Duke pasur parasysh se sa ekipe të forta janë jashtë tetë të parave, është shumë e vështirë të kualifikohesh automatikisht. Edhe të fitosh në Norvegji, është e vështirë”.
“Ka shumë gjëra për të përmirësuar, por me të vërtetë jam i kënaqur që përfunduam në tetë të parat duke pasur parasysh se si është bërë Liga e Kampionëve. Sot çdo ekip është me të vërtetë, me të vërtetë i fortë”, tha Guardiola.
Për dëmtimin e Jeremy Doku, trajneri spanjoll komentoi: “Një problem në pulpën e këmbës, ai ndjeu diçka. Jeremy ka pasur këto probleme, me kërkesat për përpjekjen e tij. Shpresojmë që në mars ai të jetë gati të na ndihmojë.”
The post Pep i kënaqur: E rëndësishme që shmangëm fazën play off, sot është bërë e vështirë të fitosh në Champions appeared first on Telesport.










