“Defensa Central” raporton se Pep Guardiola nuk ka hequr dorë nga dëshira e mëparshme për të transferuar Eduardao Camavinga. Madje, trajneri katalanas po insiston shumë që transferimi i Camavinga të mbyllet sa më shpejt.
Guardiola e sheh francezin si profilin e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i De Bruyne dhe po ashtu nga largimi i mundshëm i Bernardo Silva. Portugezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Qytetarët” dhe deri tani nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm, ndaj Guardiola po mendon që tani për lojtarin që do e zëvendësojë dhe Camavinga duket zgjedhja e duhur.
Në anën tjetër, Xabi Alonso e vlerëson shumë mesfushorin francez dhe e sheh pjesë të projektit të tij, por drejtuesit e Real Madridit nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të tij, nëse vjen një ofertë e duhur. Por, duke qenë se dëshira e Guardiolës është e qartë dhe e vendosur, e do me patjetër mesfushorin francez, sighurisht që drejtuesit e City do jenë të gatshëm të paguajnë për francezin shumë e kërkuar nga Real Madrid, që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.
The post Pep Guardiola nuk i ndahet yllit të Realit, e sheh zi zëvendësuesin ideal të De Bruyne appeared first on Telesport.