Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në një deklaratë për mediat, ka shpjeguar se përse ky vit nuk është si sezoni i kaluar.
“Ky sezon nuk ngjan me atë të shkuarin dhe arsyeja është mjaft e qartë. Është mënyra se si luajmë dhe energjia që kemi”, u shpreh Guardiola.
Më tej, ai konfirmoi: “Mbetet e thjeshtë. Energjia dhe mënyra se si luajmë ka shtuar rastet që krijojmë, duke sjellë edhe një rritje të golave të shënuar”.
“Vjet thjesht nuk e fusnim dot topin shumë shpesh në rrjetë. Këtë sezon është më ndryshe, kaq është diferenca. Nuk është vetëm një lojtar, janë shumë“, tha Guardiola.
The post Pep Guardiola: Ja pse ky vit nuk është i njëjtë me sezonin e kaluar për City appeared first on Telesport.










