Pep Guardiola bëhet pishman. Man. City ofron 170 milionë euro për të rikthyer ish-sulmuesin e tyre?

Lajm i bujshëm nga Anglia. Pep Guardiola mesa duket është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro për te Chelsea. Pas largimit nga Man. City, ku Guardiola nuk i dha shansin dhe mundësinë të tregonte vlerat e tij, Cole Palmer po shkëlqen te “Blutë” dhe momentalisht është një nga 4-5 lojtarët më të mirë në botë. Në sezonin e kaluar, anglezi shënoi 18 gola dhe dha 14 asiste, por forma fantastike e treguar në Kupën e Botës për Klube, ku u zgjodh edhe “Lojtari më i mirë” i kompeticionit, duket se e kanë shtyrë Guardiolën të kërkojë rikthimin e tij.

Sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, Man. City është i gatshëm të ofrojë deri në 170 milionë euro për rikthimin e 23-vjeçarit.

Duket shumë e vështirë që Chelsea të lejojë largimin e tij në këtë moment, edhe pse shifra e përfolur e ofruar nga Man. City është e jashtëzakonshme. Në rast se ky rikthim do të realizohej vërtet, atëherë Cole Palmer do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e Man. City, në historinë e Premier League dhe një nga më të shtrenjtët në gjithë historinë e futbollit.

The post Pep Guardiola bëhet pishman. Man. City ofron 170 milionë euro për të rikthyer ish-sulmuesin e tyre? appeared first on Telesport.