Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se gjithçka mund të ndodhë në merkaton e janarit që do të nisë pas një jave. Skuadra e “qytetarëve“ është në garë për të nënshkruar disa lojtarë, vecanërisht Antoine Semenyo nga Bournemouth.
Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje e plotë, por te Manchester City besojnë të jetë preferenca aktuale e sulmuesit ganez. “Gara është e hapur dhe në merkaton e janarit gjithçka mund të ndodhë“, deklaroi pep Guardiola.
“Sezonin e kaluar e dimë shumë mirë se dëmtimet na penalizuan dhe shkuam në merkato me shumë lojtarë që nuk luanin. Nuk e prisja kurrë, ndaj duhet të jemi të përgatitur që të shfrytëzojmë cdo mundësi“, deklaroi trajneri spanjoll.
The post Pep: Gjithçka mund të ndodhë në merkaton e janarit, s’do të rrimë duarkryq appeared first on Telesport.












